Life StyleTë fundit

Meghan dhe Kate shahen në rrjetet sociale, vjen reagimi i familjes mbretërore

Pas fyerjeve në rrjetet sociale ndaj Meghan Markle dhe Kate Middleton, vjen reagimi i familjes mbretërore angleze.

Kërkesa që bëhet drejtuar popullit është kortezi, mirësjellje dhe respekt, për dy dukeshat, të cilat së fundmi janë përballur me fyerje.

Pallati mbretëror ‘Kensington Palace’, ka publikuar rregullat e edukimit ku ndalohen “postimet e turpshme, fyerjet, kërcënimet, abuzimet, urrejtja dhe diskriminimet”.

Meghan, dukeshë e Sussex dhe Kate, dukeshë e Cambridge, janë etiketuar shpesh keq në rrjetet sociale. Kështu familja mbretërore ka kërkuar ndihmën e disa platformave online për të mbrojtur anëtarët e familjes mbretërore nga fyerjet, shkruan noa.al.

Kjo për shkak të fyerjeve seksiste dhe raciste, kryesisht ndaj Meghan Markle.

Kështu familja mbretërore paralajmëron se do të fshihen komentet fyese, do të bllokohen përdoruesit në rrjetet sociale dhe do të sinjalizohet policia, në rast fyerjesh.