Mbyllet Kuvendi: Opozita e re bashkon votat me shumicën për projektligjet
Pas 2 orësh dhe 30 minuta diskutime nga deputetët e shumicës dhe votimit të rendit të ditës është mbyllur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë.
Tre nga katër deputetët e rinj nga lista e LSI-së që u betuan sot në Kuvend votuan pro në tërësi projektligjet e rendit të ditës.
Aurora Mara, Edmond Rrushaj dhe Enver Roshi votuan pro për disa nga projektligjet, ndërsa Ylli Shehu votoi kundër.
Fraksion.com