Mandati i Nard Ndokës; Kuvendi i kërkon KQZ-së zëvendësimin
Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Nard Ndoka, Kuvendi ka njoftuar menjëherë krijimin e vendit vakant, ndërsa i bën thirrje KQZ-së të zëvendësojë mandatin e tij.
Kreu i PDK-së hoqi dorë nga mandati disa ditë pas kolegëve të tjerë brenda selisë blu, pasi ky i fundit ndodhej me punë jashtë vendit.