Kuvendi mblidhet sërish më 13 mars; Opozita protestë pas tre ditësh
Kuvendi njofton se seanca e radhës e Parlamentit nuk do të jetë të enjten e 14 marsit, por të mërkurën më 13 mars 2019.
Vendimi është marrë pasi e enjtja e Kuvendit, përkon me datën 14 mars që është festë zyrtare në vend.
Ndërsa opozita do të zhvillojë një tjetër protestë, por që siç ka paralajmëruar sot kryedemokrati Basha kur i ftoi qytetarët t’i bashkohen sërish një manifestimi, më 16 mars.
Gjatë protestës së sotme ka pasur flakë e tym tek parlamenti.
Protestuesit i vunë zjarrin gomave dhe karikaturave të bëra për kryeministrin Edi Rama dhe zona e protestës është mbuluar nga tymi.
Po kështu ata kanë lagur me ujë efektivët e policisë dhe kanë hedhur ndaj tyre sende të forta e drurë. Potestuesit hodhën vazhdimisht shashka e tymuese në oborrin e parlamentit.
Fraksion.com