Katër deputetët nga lista e LSI zënë vend në Kuvend
Edmond Rrushi, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Ylli Shehu u ulën sot për herë të parë në Kuvend, një ditë pasi morën nga KQZ mandatet e deputetit të lëna bosh nga LSI.
Katërshja e deputetëve zunë vend në rreshtin e tretë të opozitës, teksa iu desh të dëgjojnë fjalimin e kryeministrit Edi Rama përpara se të bëjnë betimin.
Ylli Shehu që mandatin e lënë nga Floida Kërpaçi dha këtë deklaratë për mediat para se të hynte në Kuvend, ku tha se do të mbështesë opozitën.
“Unë nuk jam pjesë e strukturave të LSI-së për të vendosur nëse jam apo jo. Nëse më përjashtojnë është e drejta e tyre, mandati është i imi. Po të ndihesha tradhtar nuk do të isha këtu. Nuk mund të tradhtoj mijëra qytetarë që më kanë votuar”.
Fraksion.com