AktualitetKosovaTë fundit

Haradinaj: Thaçi pati takim dy orësh në zyrën e tij me Radoiçiqin

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Haradinaj po mban konferencë për media, në të cilën ai po i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Shumë herë presidenti Thaçi ka akuzuar kryeministrin Haradinaj për raportin e tij të afërt me Milan Radoiçiq. Por për herë të parë Haradinaj ka demaskuar Thaçin duke konfirmuar se më parë ai ka takuar presidentin me Radoiçiqin, madje takimi i tyre ka zgjatur rreth dy orë

“Një herë e kam taku edhe presidentin Thaçi me Radoiçiqin e kemi pasur një takim në zyrën e Thaçit. Unë nuk fshihem atyre që ua jap dorën, ka pas një takim dy orësh në zyrën e tij”, tha Ramush Haradinaj, raporton gazetarja e Gazetës Express nga konferenca për media.

Më tej, kryeministri ka shtuar se më nuk ka komunikim me Milan Radoiçiq, sepse ai po kërkohet nga drejtësia. Ai është një nga të dyshuarit e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Kam punu me Radojicicin si zyrtar i Listës Serbe. Radojicic është në kërkim nga drejtësia, s’kam si me pas komunikim. Këto deklarimet e Hashimit si kam përcjellë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi disa herë ka thumbuar Ramush Haradinaj për raportet e tij miqësore me Milan Radoiçiq. Por ai ka fshehur se ka pasur takim rreth dy orësh me të, të cilin ia zbuloi sot Haradinaj.

Sidoqoftë, raportet Thaçi-Haradinaj vazhdojnë te jenë të tensionuara. Taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake është një nga arsyet kryesore që ka ftohur raportet mes këtyre dy figurave të larta shtetërore, kohëve të fundit. /Gazeta Express

Fraksion.com