AktualitetPolitikëTë fundit

Debati transferohet në Itali, Rama dhe Basha sonte tek Bruno Vespa?

Kryeministri Rama do të jetë mbrëmjen e sotme në Itali. Madje ai konfirmoi vetë pak minuta më parë në Twitter atë që u shkruajt në mediat online se kreu i qeverisë do të jetë gjithashtu i pranishëm në emisionin ‘Porta a Porta’ të Bruno Vespës në televizionin italian Rai.

“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cënimit të rëndë ndërkombëtar nga shfaqja e turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim,që kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz”, shkruan Rama.

Mediat italiane i kanë dhënë rëndësi të veçantë situatës në Shqipëri me djegien e mandateve të opozitës dhe protestat që u thanë se do ishin paqësore, por fotot e videot me akte dhune u përhapën edhe në mediat e huaja, që i venë rëndësi të veçantë faktit se këtë qershor vendi ynë pret dritën jeshile për të çelur negociatat për anëtarësimin në BE, por me këtë ngërç politik situata nuk dihet se si do të shkojë.

Mirëpo, mediat shkruajnë se prezent në debatin e Bruno Vespës, do të jetë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Bruno Vespa, 74 vjeç është gazetar i famshëm televiziv dhe i njohur për shkrimet e tij në gazetat print. Ai themeloi emisionin “Porta a Porta”, me të ftuar të rëndësishëm të jetës politike në Itali dhe nga vende të tjera. Emisioni i tij është transmetuar pa ndërprerje në kanalet e Rai që nga viti 1996.

 

Fraksion.com