Braçe: Ne nuk heqim dorë nga demokracia dhe kushtetuta
Zv/kryeministri Erion Braçe foli para nisjes së seancës plenare duke e cilësuar situatën krejt normale.
“Çfarë ka seanca e sotme? Situata është krejt normale. Jashtë kanë të drejtën e tyre për sa kohë nuk cenojnë ligjin. Jemi në kushte krejt normale. Kush ka të drejtën për të protestuar proteston. Kush do të punojë punon”, deklaroi Braçe.
“Unë besoj se do jemi përfituesit kryesore edhe nga dialogu, sepse ne kemi qenë viktimat më të rëndësishme të shitblerjes së votës, të paktën në Fier dhe në Elbasan. Zgjedhjet që po konteston opozita u bënë me një qeveri që ishte përgjysmë, tani kur e dogjën edhe këtë mundësi që ne u dhamë, tani për çfarë të flasim?! Ne nuk heqim dorë nga demokracia dhe kushtetuta. Të gjitha garancitë që opozita kërkon t’i shkruaj vetë në një letër të bardhë jemi gati t’i pranojmë në raport me ato që janë kushtetuese. Zgjedhje? Patjetër, mbi bazat e atyre që kërkojnë, zgjedhjet vendore jo të parakohshme”, u shpreh Braçe.
Fraksion.com