Bashkisë Vorë i vihet “dryni”, punonjësit dërgohen në protestë
PD dhe LSI po zhvillojnë paraditen e së martës një protestë përballë Parlamentit ku po mbahet edhe seanca plenare për këtë javë.
Liderët e opozitës për të mbushur pedonalen me pjesëmarrës në protestën e opozitës kanë marrë të gjithë punonjësit e bashkive Vorë, Kamzë e Kavajë. Bashki të cilat drejtohen nga PD dhe ndodhen më afër Tiranës.
Siç shihet nga fotot dhe video e mëposhtme, në bashkinë e Vorës nuk ka asnjë punonjës dhe nuk ofrohet asnjë shërbim për qytetarët edhe pse është ditë e marte, ora 11:00.
Fraksion.com