Vrasja në bllok, gjykata lë të lirë të fejuarin e Elvana Gjatës
Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës, ka lënë qelinë. Gjykata ka vendosur të hënën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Matën, pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.
Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.
Siç është bërë e ditur, Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës. Pak para se të ndodhte krimi, jashtë lokalit ka qënë edhe e fejuara e Matës, kënçtarja Elvana Gjata, por pas hetimeve policia tha se ajo s’kishte lidhje me ngjarjen.
I lirë u la edhe Eljo Hato, i plagosur bashkë me Martinajn. I vetmi në kërkim për vrasjen është ekzekutuesi Merviol Bilo, truproja i Elvanës dhe njëherësh kushëriri i saj.
Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku, Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit.
Fraksion.com