Life StyleTë fundit

U përfol për një histori të re dashurie; Arbana i vendos “vulën”

Moderatorja Arbana Osmani ka zgjedhur të mos prononcohet për marrëdhënien e komentuar me regjisorin Eduart Grishaj, mirëpo, komentet e saj nuk mungojnë kurrsesi në llogarinë e këtij të fundit në “Instagram”.

Eduart Grishaj, të cilit i është besuar klipi i këngës më të fundit të Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çakos, “Sekreti im”, ka postuar së fundmi videoklipin e realizuar në Venecia. “ ‘Sekreti im’ video e re. I lumtur që kam sjellë ashtu siç e kisha imagjinuar këtë këngë që kur e kam dëgjuar për herë të parë. Xhensila Myrtezaj ti ke jo vetëm një zë të mrekullueshëm, por zbulova tek ti dhe një talent të lindur si aktore. Pirro Çako të punoja me ty ishte një kënaqësi, për atë që ti përfaqëson si njeri dhe si artist”,  ka shkruar Eduart Grishaj krahas postimit.

Ndërkohë, nuk kishte sesi të mungonte urimi i Arbanës. “Talenti është dhuratë nga Zoti. Krenare për ty Eduart Grishaj.” Janë pikërisht komentet e këtij lloji që hedhin dritë në marrëdhënien mes tyre. Njohja mes resgjisorit dhe moderatores dyshohet të ketë nisur nga ambientet e televizionit ku punojnë.

895626895626Capture555-12
51810483_2276348802633805_5277313526622754235_n-1024x1024