AktualitetBota+Të fundit

Trumpi fillon fushatën elektorale

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA do të mbahen në vjeshtën e vitit 2020, por presidenti Donald Trump e ka hapur fushatën e tij. Trump sulmoi ashpër kundërshtarët e tij, në veçanti demokratët.

    
Presidenti amerikan Donald Trump betohet se do ta luftojë me vendosmëri fantazmën e socializmit në Shtetet e Bashkuara të Armerikës. “Amerika nuk do të shndërrohet kurrë në një vend socialist”, theksoi Trumpi në një fjalim dyorësh në takimin vjetor të aktivistëve dhe parlamentarëve konservatorë (CPAC) në Uashington. “E ardhmja nuk i takon atyre që besojnë tek socializmi”, tha Trump, i cili në këtë mënyrë iu drejtua politikës së demokratëve opozitarë, shkruan DW. “E ardhmja i takon atyre që besojnë tek liria.”

Trump tha se demokratët me “synimet e tyre radikale të majta” duan ta shkatërrojnë tërësisht ekonominë amerikane. “Por unë do t’ju mbroj”, tha Trump para simpatizantëve të tij. Rruga më e sigurt për të evituar këto “synime radikale”, sipas Trumpit, është e “rizgjedhja e tij për president, në zgjedhjet e vitit 2020”. Trump u ankua sërish për “gjuetinë e shtrigave” kundër tij. Ai pohon se nuk ka pasur kurrfarë marrëveshjesh sekrete me Rusinë, në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Por demokratët nuk duan ta kuptojnë këtë. “Këta njerëz janë të sëmurë”, tha Trump.

Trumpi kërkon “lirinë e shprehjes” në universitete

Trump pohon se nga shkollat e larta amerikane do të kërkojë që të garantojnë “lirinë e shprehjes”. Ai tha se së shpejti do të nënshkruajë një urdhër, me të cilin shkollat e larta detyrohen që të garantojnë këtë liri, nëse duan të kenë mbështetjen financiare të shtetit. “Nëse nuk e bëjnë këtë, kjo do t’u kushtojë shumë”, tha Trump, pa paraqitur ndonjë plan konkret se për çfarë qëllimesh dhe çfarë kostosh e ka fjalën.

Banka kombëtare amerikane Fed e ka kritikuar presidentin amerikan Donald Trump për politikën e tij financiare. Kjo politikë ka dobësuar dollarin amerikan dhe ka dëmtuar aftësinë konkurruese të SHBA. “Ne në Fed kemi një zotëri, i cili dëshiron të ketë një dollar shumë të fuqishëm”, tha Trump. “Edhe mua më pëlqen të kemi një dollar të fuqishëm, por unë dua të kemi një dollar të mrekullueshëm dhe jo një dollar i cili është aq i fuqishëm sa që të na pengojë në tregti me vendet e tjera”, theksoi presidenti Trump në këtë fjalim, i cili konsiderohet edhe si një lloj hapje e fushatës për zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në vitin 2020.

 

Fraksion.com