Rama: Fluturim mbi atraksionet më të bukura turistike në Jug
Kryeministri Edi Rama ka sjellë përmes një video pamjet e mrekullueshme turistike të jugut të vendit.
Ai ka uruar mirëmëngjesin e tij të zakonshëm me “këtë fluturim mbi disa nga atraksionet më të bukura turistike në Jug të Shqipërisë”.
Me vijën e gjatë bregdetare dhe thyerjen e relievit malor, me monumente natyrore dhe kulturore të shumta si dhe me site arkeologjike të njohura, jugu i vendit është një destinacion i padiskutueshëm turistik.
Një përzierje e detit, maleve dhe burimeve të mahnitshme natyrore, si dhe një trashëgimi e pasur kulturore, traditë dhe kuzhinë të shijshme, e bëjnë jugun e vendit ideal për të gjitha llojet e aktiviteteve në natyrë dhe një destinacion perfekt turistik
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë fluturim mbi disa nga atraksionet më të bukura turistike në Jug të Shqipërisë, ju uroj një javë sa më të mbarë 👍”, shkruan Rama në Facebook.
Fraksion.com