AktualitetTë fundit

Publikohet ora e seancës, opozita rrethon nesër Kuvendin

Partia Socialiste ka konfirmuar sot orën 10:00 të së martës për zhvillimin e seancës plenare.

Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda PS, ndërsa njoftimi u është bërë deputetëve përmes telefonit.

Një ditë më parë policia refuzoi t’i garantojë leje për tubim opozitës me arsyetimin se aktet e dhunës rrezikojnë jetën e ligjvënësve.

Por sot, duket se mazhoranca nuk ka dashur ta mbajë sekret orën e seancës së 5 Marsit.

Ajo duket se nuk i trembet këtij fakti edhe pse opozita do të zhvillojë nesër një protestë pa lejen e policisë.

 

Fraksion.com