AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta, Basha: Rama regjim ushtarak për të mbrojtur parlamentin

Një ditë para protestës së opozitës e paralajmëruar për nesër në orën 09:00 para Parlamentit, kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët.

Gjatë prononcimit për mediat, Basha tha se janë ditë dhe orë intesive për opozitën dhe se qeveria kërkon të mohojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar duke vendosur regjim ushtarak për të mbrojtur parlamentin.

“Janë ditë dhe orë intensivë për opozitën. Dita ka nisur me takimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. 16 shkurti është një rrugëtim shpresë dhe do mundë frikën dhe propagandën e Ramës. Sot makineria e Ramës është shkërmoqur. Policia kërkon t’i mohojnë qytetareve të drejtën për të protestuar. Dosja 184 dhe 339 do të zbardhen. Beteja do vazhdojë çdo ditë. Mesazhi është i qartë se kështu nuk do vazhdohet më dhe ne do qëndrojmë në krah të qytetarëve.”- tha Basha.

 

Fraksion.com