AktualitetPolitikëTë fundit

Paloka: Nesër piheni kafen sa më larg parlamentit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka paralajmëruar qytetarët që nuk duan të përfshihen në protestën e opozitës, të qëndrojnë larg Parlamentit ditën e nesërme, duke dhënë sinjalet e para se në protestë do të ketë dhunë.

Të njëjtën thirrje u bën edhe bizneseve pranë parlamentit, që të mbyllin qepenët.

Ai thotë përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se në protestën nesër para Parlamentit, do te ketë shumë më shumë njerëz se herën e parë, madje ai thekson se protestuesit do të jenë edhe më të ‘gjallë’.

“Ata qe e kane ndare mendjen jane bere sy e veshe e presin. Do lene çdo gje e do jene aty ku e ndjejne se duhet te jene. Kete here do kesh edhe nga rrethet se i ka bere Berisha rruget dhe nga Kukesi per nje ore je ne Tirane.

Do jemi ca me shume kete here dhe pak me “te gjalle” se ai gazi na ka ngacmuar ca nerva qe na kishin mbetur te fjetura.

Kam nje thirrje vetem per ata qe kur njerezit protestojne, kane qejf te sodisin nga televizionet e kafeneve; ne se nuk vini ne proteste po per arsyet tuaja keni qejfin te rrini ne kafe, zgjidhini kafet sa me larg…

Ndersa ju biznesmene, pronare dyqanesh e baresh qe e dini, si shumica e shqiptareve, se kjo qeveri duhet larguar per te miren e te gjitheve, mos mendoni ate dite per ato pak leke qe nuk do merrni po mbyllet qepenat. Shihni me larg.

Se pari, kjo eshte nje rruge pa kthim dhe sa me shume te qendroj ne ate karrige Rama, aq me shume do perkeqesohet situata edhe per ju. Pra sa me pare te bashkoheni per te larguar Ramen aq me te vogla do jene pasojat.

Se dyti, mos mendoni se cfare humbni ne nje dite, po cfare do fitoni ne vazhdimesi me largimin sa me te shpejte te monstres, kur hapsirat te krijohen per te gjithe e jo vetem per pese kokrrat qe mban Rama.
Sakrifikoni pak sot qe mos shkojme ne sakrifica te papranueshme neser.

Rama ka mbetur vetem me ca zaberhane e sherbetore te zhgerryer si ai. Nuk e shihni; kryeminister qe fshihet; Parlament qe mblidhet ne ilegalitet. Mendon se me dhune do qendroje ca dite me shume, po ne fakt sa zgjat agonine e tij e per fat te keq dhe rrezikun per te gjithe, per dite shume me te veshtira.
Prandaj sa me pare te bashkohemi te gjithe kunder tij, aq me shpejt do dali drita…

Kjo per ate qe me gaz e tela me gjemba mendon se do te zgjasi ditet e tij ne pushtet”, shkruan Paloka.

 

Fraksion.com