Nesër protesta e opozitës; PS kërkon garantimin e sigurisë fizike të deputetëve: Ja porosia e Ramës
Ndërkohë që është vendosur mbajtja e seancës plenare nesër në orën 10:00 të paradites, e teksa opozita nuk tërhiqet nga protesta para Kuvendit, pavarësisht refuzimit që mori nga Policia e Shtetit për lejen, Ministrisë së Brendshme i është kërkuar garanci për sigurinë e deputeteve.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS-së, i është kërkuar Ministrisë së Brendshme të ketë kujdes për deputetët. Ndërkohë që mësohet se ministri Sander Lleshaj u ka garantuar deputeteve hyrje te sigurt ne seancë.
Për të shmangur cdo përplasje, deputetër e PS që në orën 09: 30 duhet të jenë në sallë.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka kërkuar të mos ketë skena si ato që ndodhën javën e shkuar, në protestën që u shoqërua me dhunë mes policisë dhe protestuesve.
Fraksion.com