AktualitetPolitikëTë fundit

Kriza politike, Balla: Dialog me opozitën, por jo negociata

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shprehet se maxhoranca mbetet e gatshme për dialog me opozitën për sa i takon krizës politike në vend, por jo për negociata me të. Përmes një postimi në  facebook, ku njofton se do të jetë sot në 17:00 në studion e Opinion në News24, Balla shkruan se Partia Socialiste është parti e dialogut dhe e rrugës Europiane të Shqipërisë.

Socialisti sqaron se nuk ka negociatë me opozitën, pasi askush nuk ka të drejtë të negocijojë në kurriz të rregullave bazë të demokracisë.

 

Postimi i plotë:

Sot ora 17.00 Live në News 24😀:
Dialog me opozitën? PO. Patjetër. Gjithmonë Partia Socialiste është parti e dialogut dhe e rrugës Europiane të SHQIPËRISË.

Por, negociata me opozitën? JO. Sepse ne dhe askush nuk ka të drejtë të negocijojë në kurriz të rregullave bazë të DEMOKRACISË.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com