AktualitetPolitikëTë fundit

KQZ miraton zëvendësimet për mandatet e 4 deputetëve të rinj të LSI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen per dhenien e mandateve per deputetet e rinj te LSI-se, vijuesit e listes, pas djegies se mandateve nga ana e deputeteve te kesaj force politike.

Mandati i pare i eshte dhene kandidatit, Edmond Rushaj, me 5 vota pro dhe asnje kunder.

Pas tij, ne vote eshte hedhur kandidatura e Aurora Mara, e cila ka marre mandatin e deputetes me 5 vota pro dhe asnje kunder.

Mandatin e deputetit ne Kuvendin e Shqiperise, me 5 vota te KQZ ka marre edhe Enver Roshi.

Zëvendësimet

Aurora Mara ishte kandidate e LSI-së në Qarkun e Dibrës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ajo ishte e dyta në listë pas ish-deputetit Përparim Spahiu, i cili ishte edhe udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Dibrës.

Aurora Mara prej disa vitesh ka mbajtur detyrën e përgjegjëses së sektorit në Ministrinë e Infrastrukturës, detyrë të cilën e ka ushtruar edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Në listën e kandidatëve të LSIsë për Qarkun e Tiranës ishin dy persona që plotësuan formularin e dekriminalizmit, duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit. I pari ishte Ylli Shehi, i cili u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2013 nën siglën e Partisë Republikane të udhëhequr nga Fatmir Mediu.

Por para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në, gjë e cila krijoi besimin për ta rikandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ai ishte i renditur i 8-ti në listën e LSIsë për Qarkun e Tiranës për vitin 2017 dhe tanimë pritet të bëhet deputet. Kandidati tjetër nga LSI në Qarkun e Tiranës ishte Edmond Rrushaj, i cili ishte i pozicionuar i nënti në listën e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Edmond Rrushaj ka mbajtur më përpara detyrën e drejtorit të QSUT-së. Enver Roshi, kandidati tjetër, i cili do të marrë detyrën e deputetit nga radhët e LSI-së, ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik si edhe të dekanit në Fakultetin e Mjekësisë.

Nga radhët e LSI, kandidati tjetër në Tiranë, Ralf Gjoni, nuk ka nënshkruar dorëheqjen nga mandati, por as nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit./Panorama

Fraksion.com