Klosi: Pezullohet aktiviteti i 12 guroreve të fundit në Krujë
Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, komunikoi ditën e sotme pezullimin e aktivitetit të 12 guroreve të fundit në zonën e Krastës dhe Vrionit në Krujë.
Në një dalje për mediat, ai bëri me dije se pezullimi vjen pas hetimit një mujor.
Klosi tha se ka përfunduar kontrolli i plotë i guroreve në Krujë, duke denoncuar se për 30 vite është shfrytëzuar pa asnjë kriter.
“Pas një periudhe një mujore, task-forca i ka propozuar katër ministrave masën e revokimit të aktivitetit për 12 subjektet e fundit që kishin mbetur dhe ushtronin aktivitet në zonën e malit të Krujës. Biznesi i guroreve duhet të kuptojë së ka ardhur koha për zbatimin e legjislacionit”, u shpreh Klosi.
Po ashtu ai informoi se guroret në malin e Krujës do të zhvendosen në një zonë tjetër.
Fraksion.com