Life StyleTë fundit

Ja fjala që Kate dhe William ia kanë ndaluar dados së George, Charlotte dhe Louis

Quhet Maria Teresa Turrión Borrallo, është 44 vjeçe dhe qysh nga lindja ka qenë dado e George, Charlotte dhe Louis, tre fëmijët e princit William dhe Kate Middleton.

Qysh nga lindja e George, dadoja me origjinë spanjolle dhe ndër më të kualifikuarat në botë, merret me rritjen dhe kujdesin ndaj tre fëmijëve.

Por asaj i ndalohet që të përdorë një fjalë ndaj fëmijëve. Maria Teresa nuk mund të drejtojë kurrë ndaj George, Charlotte dhe Louis, fjalën “fëmijë”.

Jo sepse kështu duan Kate dhe William, por për shkak të rregullave strikte mbretërore.

Dadoja e cila është shkolluar në shkollën prestigjioze Norland, prrallet me rregulla strikte.

Kjo pasi fjala “fëmijë” mund të cilësohet shenjë superioriteti nga ana e një të rrituri ndaj fëmijës. Kështu ajo i ka thërritur gjithnjë të vegjlit me emrin e pagëzimit.