Life StyleTë fundit

E fundit : Xhemi Shehu i ‘djeg’ arkivin Isli Islamit

Mbrëmjen e djeshme ka nisur sezoni i ri i “Portokallisë”.

Xhemi Shehu tregoi nisjen e përgatitjeve për mbrëmjen e së dielës, që në orët e para të pasdites. Dhe ndërkohë që miqtë e saj i uronin suksese për sezonin e ri, moderatori Isli Islami ka gjetur një mënyrë më interesante për t’i uruar fat.

Me një foto të vjetër nga arkiva e tij, Isli ka uruar Xhemin në Instagram dhe i ka kërkuar ta djegë fare.

“Do të djeg arkivën tënde më mirë Isli Islami”, i shkruan Xhemi teksa publikon foton e vjetër në profilin e saj në Instagram.

Dje Altin Basha e përgëzoi Xhemin në rolin e aktores dhe prezantueses, i ftuar në emisionin “E Diell”. “Xhemi ka dëshmuar shumë mirë që është një aktore e zonja, por ajo është gjithashtu një personalitet në fushën e prezantimit”, u shpreh ai.