AktualitetBota+Të fundit

Alaaf! Helau: Festime karnavalesh në zonat pranë Rinit

Në Köln po festohen karnavalet si gjithmonë me paradën tradicionale rreth 7 km të gjatë e qindra mijëra karnavalistë nga e gjithë bota. Thirrjet tradicionale në Köln e Düsseldorf janë Allaf dhe Helau!

    
Qindra mijëra vetë festojnë karnavalet në bastionet kryesore të tyre pranë Rinit, në Köln Düsseldorf, Mainz. Vëmendjen më të madhe e tërheq sidomos parada tradicionale e “Të Hënës së Trëndafilave”, afër 7 km e gjatë. –   Motoja e këtij viti në karnavalet e Kölnit është “gjuha jonë është vendlindja”.

Fokusi këtë vit ne Köln është vendosur tek mbrojtja e mjedisit, skandali i makinave me naftë që u manipuluan për të mos dhënë vlerat e vërteta të gazrave ndotës, ndryshimet e klimës, por edhe problemet që prekin përditë njerëzit trajtohen aty, si edheproblemet globale. Karnavalet gjithmonë parodizojnë politikën, tallja me të fuqishmit e kësaj bote është gjithmonë pjesë e tyre. Këtë vit Donald Trumpi paraqitet në paradë si figurë komike, por edhe Merkel e Putini. Karnavalet janë po ashtu edhe faktor ekonomik. Vitin e kaluar për shembull karnavali i Kölnit arriti një xhiro afër 600 milionë euro./DW

Karneval in Deutschland 2019 (Reuters/T. Schmuelgen)

Deutschland Karneval in Köln (DW/H. Rawlinson )
Fraksion.com