Vrasja në “Bllok”, vetëdorëzohet në polici Ervin Mata ”: Ja dëshmia
Pas 4 muajsh arrati, Ervin Mata u dorëzua sot te autoritetet.
Ai ka deklaruar para policisë se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në tetor dhe se ai nuk ka qëlluar.
“U largova se u frikësova, por nuk kam qëlluar. Mua më sulmuan”, ka thënë Mata.
Sipas dosjes së Prokurorisë, mësohet se nga këqyrja e pamjeve filmike të subjekteve pranë vendit ku ndodhi masakra e bllokut dhe nga krahasimi edhe me aktet e tjera procedurale, është ndërtuar edhe dinamika e ngjarjes. Më datë 04.10.2018, në orën 18:54, shtetasit Ervin Mata, Geldo Hoti (Liçaj), Fabio Allushi, Mevjol Bilo kanë hyrë brenda në ambientet e dyqan “Monopol”. Rreth orës 20:37, nga dyqan “Monopol”, ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke folur në telefon dhe, sipas deklarimit të shtetasit Redi Popesku, Ervini doli jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie.
Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personi/personat që kanë qenë brenda tij kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt “KFC” dhe për një moment ka ndaluar dhe ka kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndroi aty, u afrua shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit “KFC”.
Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personin/personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar. Po, sipas deklarimit të Redi Popeskut, ku shprehet se ka dëgjuar nga Ervini se personi që ishte në drejtim të automjetit ishte ish-shoku i ngushtë i tij dhe kjo duket edhe nga pamjet filmime, ku Ervini largon Mevjolin me qëllimin për t’u sqaruar vetë, megjithëse Mevjoli nuk largohet, por i qëndron aty pranë.
Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas, Ervini me Mevjolin largohen në drejtim të dyqan “Monopol”, ndërsa automjeti vazhdon në drejtim të “Sky Toëer”. Automjeti në dukje është i markës “Mercedes Benz”, tipi “G – Class”, ngjyra e zezë me disqe të zezë, por pa targë të identifikueshme drejtohej nga Eldi Dizdari.
Fraksion.com
Fraksion.com