Kreu i ri i KMSH, Myftiu i Tiranës: U katapultuan Gylenistët
Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili ishte një nga 3 kandidatët për kreun e ri të KMSH ka thënë se kreu i ri i KMSH Bujar Spahiu u imponua nga organizma okultë, por pa e specifikuar se kujt i referohej.
“Kërkova shtyrjen e votimit për arsye të takimeve dhe ankesave të qytetarëve. U vërtetua se përkundër dëshirës time të zjarrtë për të të drejtuar një KMSH për shqiptarët sot jemi para një fakti të një kapje të institucionit. Më lejoni të flas me shqipen e Naim Frashërit. Kryetari i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizma okultë. U imponua një titullar që nuk ka bërë asgjë në komunitet. Humbje të tëra pronësie”- tha ai.
Sipas Myftiut të Tiranës Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime dhe sipas tij në ditët e ardhshme do ketë zhvillime.
“Ajo cka përmenda, organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar komunitetit mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe disa myftinive dhe Shoqërisë Civile dje katapultuan titullarin. Kjo organizatë dihet publikisht. Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit. Komuniteti nuk është peng i askujt, as i ndonjë qeverie. Në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime. Nuk kam arsye që të jap dorëheqjen nga pozicioni i myftiut të Tiranës. Unë jam shqiptar, jam mysliman, ushtari i askujt, as në Anadoll as në një vend. I shërbej vendit tim pa asnjë ndikim nga okultët”, tha Ylli Gurra.
Fraksion.com