AktualitetPolitikëTë fundit

Rama thirrje Bashës për dialog: “Kur do flasim”

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Dytë të Diasporës, duke iu referuar krizës politike, ku opozita dogji mandatet dehe vijon protestat, i ka bërë thirrje publike Lulëzim Bashës për dialog.

“Kjo është koha që sot në Parlamentin e Shqipërisë ka më shumë gra se kurrë më parë. Sikurse në këshillat bashkiakë ka 50% gra.

Kush e ka bërë këtë kundër vendit të tij, historia e ka mbuluar me turp.

Po flasim për shtetbërje dhe jo për të ngrënë një darkë dhe për të pirë raki” , tha Rama.

“Unë ju them vetëm një gjë atyre që ishin të ftuar dhe nuk erdhën sot. Ju them vetëm një gjë: ‘Kur do flasim’”, tha Rama.

Kreu i PD, Lulzim Basha, nga ana e tij e ka refuzuar edhe  pjesëmarrjen në Samitin e Diasporës.

 

Fraksion.com