AktualitetTë fundit

Memeci bie “viktimë” e përgjimeve të drejtësisë!

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar Edmond Omerin, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Rruga e Gabuar”. Ai u vu në pranga mbi bazën e përgjimeve telefonike për emigrantët ilegal drejt SHBA dhe BE.

Nga verifikimi i bërë në gjykatë dhe me akt ekspertimi mjeko-ligjor rezulton se 52-vjeçari Omeri është memec.

Prokuroria e akuzonte 52-vjeçarin Edmond Omeri si pjesë e grupit që koordinonte trafikun e emigrantëve.

Për masën ndaj tij, Prokuroria paraqiti si provë përgjime telefonike me pretendimin se ishte zëri i Edmond Omerit. Gjatë operacionit ‘Rruga e gabuar’ u arrestuan 22 persona.

 

Fraksion.com