Maqedonia e Veriut: Stevo Pendarovski kandidat i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së
Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së në zgjedhjet presidenciale. Kështu u njoftua sot pas takimit të përbashkët mes LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit dhe partitë e tjera të cilat japin mbështetje për kandidatin e përbashkët presidencial.
“Të nderuar qytetarë u bashkuam sërish të gjithë, maqedonas, shqiptarë, serbë, turq, vllahë, romë, boshnjakë dhe të gjithë të tjerët. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, të ndryshmit qëndrojnë pas një kandidati. Të gjithë qëndrojmë pas, Stevo Pendarovskit, kandidat mbipartiak, evropian, i qytetarëve mik i të gjithëve, dhe president i të gjithëve. Le të rrojë shoqëria jonë e bashkuar, le të rrojë Maqedonia e Veriut me presidentin tonë të ardhshëm Stevo Pendarovski”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.
Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev gjithashtu theksoi se kandidatin i përbashkët presidencial do të mbështetet nga gjithsej 31 parti mes tyre edhe nga Alternativa dhe PDSH-ja.
Fraksion.com