Majko mbi palët; Pse të mos negociojë presidenti…
Ministri për Diasporën Pandeli Majko, ka dhënë detaje se çfarë mund të diskutohet në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe opozitës, nëse lideri demokrat Lulzim Basha do të pranojë ftesën që i bëri sot kryeministri Edi Rama për tu ulur në bisedime.
Qeveria tranzitore, nuk do të jetë pjesë e diskutimeve, tha Majko, teksa ju përgjigj interesit të gazetarëve, të cilët e pyetën nëse do të pranojë të jetë ai kryeministër i qeverisë tranzitore.
Ftesa është e qartë tha Majko, edhe “në vazhdim për dialog konstant”
Nuk përjashtoi edhe mundësinë që Presidenti Ilir Meta të jetë negociator në këtë dialog të mundshëm për zgjidhjen e krizës.
“Pse mos të negociojë presidenti, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”, tha Majko duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të pranohej Presidenti Ilir Meta si negociator.
Fraksion.com