AktualitetPolitikëTë fundit

Katër kandidatë të LSI marrin mandatet e Kryemadhit, Gjoshës, Spahiut…

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë të ditur se të paktën katër kandidatët pasues në listat e 2017-ës kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit për të marrë më pas mandatin e deputetit.

Bëhet fjalë për Ylli Shehun në Qarkun Tiranë, i cili do të zëvendësojë Klajda Gjoshën dhe Enver Roshin në Qarkun e Elbasanit.

Ky i fundit merr mandatin e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e zgjedhur në Elbasan si e para në listë.

Ndërkohë kandidatja Aurora Mara do të marrë mandatin e Përparim Spahiut në Dibër. Nuk bëhet ende i ditur emri i kandidatit të katërt që ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Mësohet se janë të paktën 11 kandidatë të tjerë nga radhët e PD-LSI që kanë konfirmuar pranimin e mandatit nga KQZ.

 

Fraksion.com