AktualitetPolitikëTë fundit

Dialog me ndërmjetësim, Ministri: Edi Rama s’ka qenë kurrë kundër…

Ministri i kabinetit të ri “Rama 2”, Bledi Çuçi që zuri vendin e Niko Peleshit në ministrinë e Bujqësisë, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi situatën e fundit politike të krijuar nga lënia e mandateve të deputetit nga opozita.

I pyetur nëse do të mbushet Parlamenti me deputetë dezertore, Çuçi tha se një gjë e tillë është përgjegjësi përpara qytetarëve shqiptarë.

“Jemi në lartësinë dhe përgjegjësinë që duhet publike me shqiptarët. Fakti që po shtohet numri i kandidatëve që po tregojnë vullnet t’i bashkohen parlamentit është moment përgjegjësie nga këta individë. Pra kanë autoritet dhe peshë politikë edhe ata. Mendoj që kjo gjë vjen edhe si pasojë e një reflektimi nga thirrjet që ka bërë faktori ndërkombëtar politik. Të jemi të sigurt që do kemi të tjerë. Zgjedhjet janë legjitime, qeveria po ashtu. Zgjedhjet e tjera i përkasin vitit 2021:,- arsyetoi Çuçi.

Çuçi tha ndër të tjera se mazhoranca është e hapur për dialog me opozitën, madje shtoi se ata nuk kanë asnjë lloj kompleksiteti nëse kreu i Shtetit Ilir Meta merr rolin e negociatorit.

“Vetë kryeministri ka përmendur shprehjen e tij të famshme: “Kur do flasim”. Ne s’kemi pasur kompleks nga Presidenti. Ai ka treguar se nuk është shumë komod me zgjedhjet tona, edhe pse ka qenë në shkelje të Kushtetues, ka pasur kompleks ta pranojë këtë”,- u shpreh Çuçi.

Ndërsa përmendjen e shprehjes “Kur do flasim” që mori jetë gjatë protestës së studentëve, çuçi e cilësoi diçka normale të kryeministrit, i cili siç tha njihet për natyrën e tij dialoguese.

“Nuk e di tamam si e ka thënë, por nuk është çudi. Edi Rama s’ka qenë kurrë kundër dialogut edhe me ata që kundërshtojnë e dalin në protesta. Pozicioni i i tij politik ka qenë gjithnjë për të dialoguar”,- komentoi ministri.

 

Fraksion.com