Vuçiq viziton sot Medvegjën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë sot Medvegjën, njoftojnë mediet serbe.
Vuçiq pritet të bëjë një vizitë në banjën “Sijarinskoj”. Vizita e Vuçiqit në Luginën e Preshevës, raportohet se vjen si përgjigje ndaj kërkesës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që kjo pjesë ti bashkohet Kosovës.
“Vizita e presidentit Vuçiq në Medvegjë do të jetë një përgjigje lidhur me kërkesat e Thaçit rreth një platforme për dialogun me Beogradin, përfshirë rezolutën për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën”, shkruajnë mediat serbe.
Fraksion.com