AktualitetNATO/BETë fundit

Merkel dhe  Macron i japin kohë Brexit

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua të mërkurën në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron, për të diskutuar mbi Brexit-in, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe çështje të tjera europiane.

Takimi i së mërkurës vjen një ditë pasi Kryeministrja britanike Tereza May tha se Parliamentit britanik do t’i jepej rasti të votojë për ta vonuar datën e caktuar për t’u larguar nga Bashkimi Europian, më 29 mars.

Shtyrja e datës do të kërkonte një tjetër miratim nga vendet anëtare të BE-së. Politikanët europianë thonë se Britania duhet të ketë një arsye të besueshme për shtyrjen e datës.

Macron tha se kjo kërkesë duhet të justifikohet nga “një perspektivë e qartë për këtë qëllim.”

“Ne nuk na duhet kohë. Na duhen vendime”, tha Macron në një konferencë të përbashkët për shtyp që dha në Paris, krahas me kancelaren gjermane.

Merkel tha se Bashkimi Europian nuk do t’ia refuzonte Britanisë “pak më tepër kohë”.

Ajo tha se “ne po synojmë të ketë një zgjidhje të menduar mirë, një tërheqje të organizuar të britanikëve nga Bashkimi Europian.”

Merkel dhe  Macron thanë se duan ta forcojnë bashkëpunimin mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes, përfshirë zhvillimin e industrisë franko-gjemrmane të armëve dhe një qëndrim të përbashkët për eksportin e armatimeve.

Në janar të dyja vendet nënshkruan një pakt për rinovimin e premtimit dy dekada më parë për paqe dhe miqësi mes të dy vendeve, për t’i lënë mënnjanë një herë e përgjithmonë armiqësitë e periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Pakti i ri kërkon shtimin e bashkëpunimit në fushat e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, luftës kundër krimit dhe terrorizmit, zhvillimit ndërkombëtar dhe kërkimeve shkencore.

 

Fraksion.com