Kosovë: GIZ-i gjerman premton përkrahje për ATK-në edhe gjatë vitit 2019
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj takoi sot përfaqësuesit e Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) që në emër të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë zbaton Projektin për Qeverisje të Mirë Financiare në Kosovë, i cili bashkëpunon me Ministrinë e Financave dhe me Administratën Tatimore, si dhe me Kuvendin e Kosovës, përkatësisht Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike.
Në takim prezent ishin znj. Kadri Jõgiste, Udhëheqëse e Projektit dhe zyrtarë të Projektit.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimit dhe përcaktimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2019 mes ATK-së dhe GIZ-it.
Drejtori Murtezaj falënderoj përfaqësuesit nga Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar të cilët kanë përkrahur ATK në shumë projekte, të cilat kanë ndihmuar institucionin në realizimin e shumë prioriteteve.
Fraksion.com