Konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit, Rama: Pamjet janë kuptimplota
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga përfundimi i rikonstruksionit të godinave të reja të konvikteve të Fakultetit të Inxhinierisë. Ai thotë se këto pamje nga godinat e reja të konvikteve të Fakultetit të Inxhinierisë, janë kuptimplota.
Ndërkohë në dy godinat ku kanë përfunduar punimet, janë akomoduar 570 studentë.
Në konviktet e e Inxhinierisë së Ndërtimit, do të akomodohen në kushte optimale 1080 studentë.
Konviktet e rinovuara kanë sistem emergjence në rast zjarri, kuzhina në çdo kat, sistemi i ngrohjes është nga dyshemeja 24 orë, ndërkohë që janë pajisur edhe me panele diellor.
Në godina ka lavanderi, rrobaqepësi si dhe psikolog. Po, ashtu ka internet në çdo dhomë, dhe çdo apartament ka tualet personal. Edhe salla e studimit ka ngrohjen në dysheme si gjithë pjesa tjetër e godinës.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje kuptimplota nga godinat e reja të konvikteve të Fakultetit të Inxhinierisë, ju uroj një ditë të mbarë 👍”, shkruan Rama në Facebook.
Fraksion.com