Hungari, ndërpriten hetimet për ish-kryeministrin Gruevski
Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski gjatë kalimit të kufirit të Serbisë me Hungarinë ka poseduar dokumente udhëtimi të ligjshme, përcaktoi policia hungareze, e cila në bazë të kësaj e ndërpreu hetimin për këtë rast.
Gruevski paraprakisht deklaroi se ka pasur dokumente udhëtimi të ligjshme, si edhe se në Hungari, ku ka marrë azil, ka ardhur përmes Shqipërisë,Malit të Zi dhe Serbisë.
“Gjatë hetimit është përcaktuar se Gruevski ka poseduar dokumente udhëtime të ligjshme në kufirin e Hungarisë me Serbinë dhe në vendkalimet e tjera kufitare si edhe se hyrja e tij në Zonën e Shengenit ka qenë në pajtim me rregullat ligjore”, thuhet në raportin policor hungarez me të cilin është mbyllur hetimi për rastin.
Sipas raportit të Sektorit policor të Hungarisë për Migrim Ilegal, në rastin e Gruevskit nuk është përcaktuar kalim i paligjshëm i kufirit edhe pse, siç njoftojnë mediat hungareze, nuk është saktësuar se me cilat dokumente kishte udhëtuar ai.
Fraksion.com