AktualitetPolitikëTë fundit

Fleckenstein: “Më zhgënjeu”; Reagon Kryemadhi: ‘Ky është misioni”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein, i cili u shpreh gjatë deklaratës për media me delegacionin e PE në Tiranë se ishte zhgënjyer nga kryetarja e LSI gjatë takimit që zhvilluan dje.

Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Kryemadhi është shprehur se Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve dhe nuk ka asnjë hap pas.

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ky është misioni ynë, asnjë hap pas”- ka shkruar Kryemadhi.

Deklarata e Knut Fleckenstein:

“Dje patëm disa shkëmbime të mira me disa ndoshta ish deputetë. Së pari me Bashën. Ne e bëmë të qartë se ne e kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij, por edhe nëse opozita ka të drejtë me akuzat, bojkotimi i Kuvendit nuk zgjidh problemet. U çudita, por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së për arsye se ajo tha një fjali në fund të takimit, duke thënë që ata e kanë marrë vendimin që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti, për shoqërinë, për vendin dhe se nëse europianët nuk e kuptojnë nuk është problemi i saj. Duhet ta kuptojnë se në cilën anë ndodhemi ne”.

 

Fraksion.com