AktualitetPolitikëTë fundit

Fleckenstein, i zhgënjyer nga Kryemadhi: Tha vetëm një fjali

Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein  tha se është zhgënjyer nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Ai  e shprehu këtë në konferencën për mediat pas takimeve që  delegacioni i BE zhvilloi në Tiranë me përfaqësues nga mazhoranca, opozita dhe shoqëria civile për situatën poltike në vend.

Fleckenstein tha se kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, gjatë takimit ka thënë vetëm një fjali se Shqipëria ka nevojë për ndryshim pushteti dhe e ka marrë vendimin.

Dje patëm disa shkëmbime të mira me disa ndoshta ish deputetë. Së pari me Bashën. Ne e bëmë të qartë se ne e kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij, por edhe nëse opozita të ketë të drejtë me akuzat, bojkotimi nuk zgjedh problemet. U çudita por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së për arsye se ajo tha një fjali në fund të takimit, duke thënë që e ata e kanë marrë vendimin që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti, për shoqërinë, për vendin dhe se nëse europianët nuk e kuptojnë nuk është problemi i saj. Duhet ta kuptojnë se në cilën anë ndodhemi ne”, tha ai.

Fleckenstein tha se nuk duhet të ketë dhunë në protesta, pasi rrezikohet çelja e negociatave.

“Harrova të them që ata që organizojnë protestës duhet të kujdesen që ato të jenë jo të dhunshme. Nuk është e mundur të thuhet është protesta ime janë njërëzit e mi, po dhuna nuk është e imja, është si të thuash është ushqimi im, por nuk e paguaj unë.  Dhuna të jetë e kufizuar sa më shumë të jetë e mundur të gjithë e dinë e duhet të kujdesen për këtë. Nesë shikojmë pamje dhune nga rrugët e Tiranës deri në mesin e qershorit, kjo do të ketë pasoja për diskutimet në takimin e Këshillit”, tha Fleckenstein.

 

Fraksion.com