AktualitetEkonomiTë fundit

Evazioni fiskal: Shqipëria do nisë shkëmbimin automatik të informacionit; Përfshihen dhe offshore-et

Shqipëria pritet të nisë këtë vit shkëmbimin e ndërsjellë automatik të informacionit të llogarive financiare sipas standardit të vendosur nga një marrveshje e OECD-së nënshkruar nga autoritetet kompetente të vendeve të ndryshme. Autoritetet kompetente sipas ligjit janë të gjithë administatat tatimore. Nje draft i nxjerrë për konsultim sanksionon mënyrën sesi do të bëhet mbledhja e informacionit nga ana e tatimeve në funksion të kësaj inciative. Referuar projektligjit nënvizohet se një nen të Konventës marrveshja ku bën pjesë edhe Shqipëria angazhon vendet nënshkruese për zbatimin e shkëmbimit automatik të informacionit në fund të vitit 2017 ose në fund të vitit 2018.

Relacioni nënviozn se raportues do të jenë të gjithë institucionet financiare të cilat sipas një procedure standarde do të mbledhin informacion dhe do ta trasnmetojnë atë pranë Tatimeve. Kjo sipas projektigjit ka si synim luftën ndaj evazionit dhe mashtrimit fiskal dhe në të përfshihen edhe kompanitë offshore.

“Vendet nënshkruese ose ndryshe të quajtura Grupi i Adaptuesve të Hershëm, duke ditur se evazioni tatimor mund të trajtohet në mënyrë efektive vetëm në nivel global, janë angazhuar nëpërmjet marrëveshjes për miratimin e një standardi të vetëm e të ri global, për shkëmbimin automatik të informacionit të tatimpaguesit dhe zbatimin e njëjtë dhe efektiv të këtij standarti;

Sipas standardit të ri global, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e llogarive dhe të pronësisë. Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal. Kjo pasi, veprimtaria e evazorëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm” thuhet në relacion.

I njëjti përcakton se cilët janë subjektet financiare që kanë detyrimin e raportimit të cilët duhet ta përmbyllin këtë proces brenda datës 30 maj të vitit. Po kështu saktësohet mënyra sesi bëhet verifikimi i duhur për subjektet që do raportohen. Gjithsesi tatimpaguesit do të njoftohen kur llogaritë e tyre të kalojnë në procese verfikimi.

“Institucionet financiare raportuese në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin të informojnë Mbajtësit e Llogarive mbi përpunimin e të dhënave të tyre personale në kuadër të procesit të Verifikimit të Duhur dhe detyrimit të raportimit të kryer në përputhje me këtë Ligj dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, përpara fillimit të procesit të raportimit dhe në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale” thuhet në nenin 6 të këtij draftligji.

Po kështu përfshihen elementë të kofidencailitetit si dhe masat administrative kur është bërë raportim i gabuar apo nuk janë respektuar procedurat dhe afatet.

 

Fraksion.com