Dështon samiti Trump Kim; Nuk ka marrëveshje
Presidenti Trump dhe lideri koreanoverior, Kim Jong Un e përfunduan para kohe samitin në Hanoi, Vietnam.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se takimi i tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përfundoi të enjten pa marrëveshje për shkak të mospajtimeve rreth sanksioneve amerikane.
Trump dhe Kim debatuan për rrugë të ndryshme për çnuklearizimin e Koresë së Veriut. Presidenti amerikan kishte theksuar perspektivën e mbështetjes ekonomike për Korenë e Veriut, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Megjithatë Shtëpia e Bardhë bëri fjalë për “një takim shumë të mirë dhe konstruktiv” në Hanoi. Delegeacioni amerikan dhe ai i Koresë së Veriut do të vazhdojnë bisedimet. Sipas Trump samiti dështoi për shkak të kërkesës së palëse koreanoveriore për heqjen e plotë të sanksioneve. “Këtë nuk mund ta bënim…na duhej të largoheshim”, është shprehur Trump, i cili mbajti një konferencë shtypi në Hanoi pas samitit pa rezultate me Kim Jong Un.
Pala amerikane megjithatë shprehet optimiste. Donald Trump u shpreh se, deklaratat ishin gati për nënshkrim, por nuk do të ishte gjëja e duhur të nënshkruaja. “Dua ta bëj siç duhet në vend që ta bëj shpejt”. Edhe sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo SHBA dhe Koreja e Veriut “janë më afër njera-tjetrës, se para 36 orësh”.
Fraksion.com