55.6% transporti detar; Kryeson tregtinë e mallrave
Në muajin janar 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) shënoi vlerën 64 miliardë lekë, ku 55,6 % e tyre u transportua me rrugë detare.
Instituti i Statistikave publikoi shifrat e transportit, ku thekson se sipas mënyrës së transportit, gjatë muajit janar mallrat e eksportuara me det zënë 65,9 %, me rrugë tokësore 32,3 % dhe me atë ajrore 0,3%.
Ndërsa mallrat e importuara me rrugë detare zënë 50,3 %, me rrugë tokësore 39,0 % dhe me atë ajrore 3,6 %.
INSTAT bën të ditur se mallrat e importuara me rrugë detare në janar 2019 janë ulur me 4,3 % dhe me rrugë tokësore janë ulur me 7,3%, krahasuar me Janar 2018.
Ndërkohë që volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte në muajin Janar 2019 arriti në 296 mijë ton
Porti i Durrësit është pika kryesore e transportit detar shqiptar. Pozicioni shumë i favorshëm gjeografik e bën atë portin më të madh në vend dhe ndër më të mëdhenjtë në detin Adriatik dhe Jon, dhe një nyje shumë të rëndësishme për tregun ndërkombëtar.
Infrastruktura operacionale e Portit të Durrësit përbëhet nga 11 kalata. Mallrat kryesore që përpunohen në port janë mallrat e përgjithshme drithra, kontainer, tragete ,minerale etj. Porti i Durrësit ka aktualisht 78% te tregtisë detare në nivel kombëtar.
Porti i Durrësit është gjithashtu një vendndodhje kyce për rrjetet e trageteve dhe tranzitin e pasagjerëve, duke i dhënë Durrësit nje pozicion strategjik në lidhje me Korridorin VIII, që do lehtësojë tranzitin e pasagjerëve dhe mallrave në kontinentin Europian.
Ndërkohë që Porti i Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës janë tre portet e tjera të vendit, me impak më të madh në transportin e pasagjerëve, por jo vetëm.
Fraksion.com