Rose Gottemoeller në Hungari: Aleatët kanë vepruar në solidaritet ndaj Traktatit INF
Nënsekretarja e Përgjithshme e NATO-s Rose Gottemoeller udhëtoi të martën më 26 shkurt 2019, drejt Budapestit ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme Péter Szijjártó, me ministrin e Mbrojtjes Tibor Benkõ dhe me zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të qeverisë. Ajo gjithashtu mbajti një fjalim kryesor në Konferencën e Ambasadorëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë.
Në fjalën e saj Gottemoeller vuri në dukje se mjedisi i sigurisë sot është më kompleks dhe shpesh më kaotik sesa ka qenë për një kohë të gjatë. Ajo theksoi se me modelin e saj të vazhdueshëm të veprimeve agresive, “Rusia vazhdon të kundërshtojë dhe të minojë rregullat dhe institucionet që kanë krijuar stabilitet, prosperitet dhe paqe në Evropë dhe në mbarë botën për shumë dekada” dhe se Rusia po minon një nga shtyllat e kontrollit të aarmëve nukleare. “Sistemi i ri raketor i SSC-8 i Rusisë në mënyrë të drejtpërdrejtë bie ndesh me Forcat Bërthamore të Fushës së Mesme të Veprimit, Itermediat-Range – INF-Treaty”, tha ajo. “Raketat e reja të Rusisë janë të lëvizshme, të lehta për t’u fshehur dhe me aftësi bërthamore. Ato mund të arrijnë në qytete të tilla si Budapest në disa minuta”.
Gottemoeller theksoi se “nuk ka raketa të reja amerikane në Evropë, janë vetëm ato ruse”. Ajo gjithashtu vuri në dukje se aleatët e NATO-s në mënyrë të përsëritur kanë ngritur shqetësimin për Rusinë lidhur me këtë sistem të ri të raketave për gjashtë vitet e fundit, por që “Për fat të keq, shqetësimet tona janë injoruar”.
Gottemoeller përmendi se kjo është një nga shumë arsyet pse dialogu i vazhdueshëm me Rusinë është kaq i rëndësishëm. “Ne nuk pajtohemi me kaq shumë gjëra. Por për të mos folur me njëri-tjetrin vetëm do të rriste rrezikun e veprimeve në të dy anët që do të keqinterpretohej dhe spiralja e ngjarjeve do të dilte jashtë kontrollit”. Ajo tha se “mashtrimi i vazhdueshëm i Rusisë përmes zhvillimit, testimit dhe vendosjes së SSC-8” i ka detyruar Shtetet e Bashkuara, me mbështetjen e plotë të të gjithë aleatëve të NATO-s, duke përfshirë Hungarinë, të pezullojë detyrimet e saj sipas Traktatit të INF-it, duke theksuar se aleatët shpresojnë se Rusia do të kthehet në përputhshmëri dhe do të shkatërrojë raketat, lansuesit dhe pajisjet e lidhura. “Ka ende një mundësi për Rusinë që të pajtohet me traktatin, deri në gusht”, tha ajo.
Gottemoeller falënderoi Hungarinë për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës në konfliktin me Rusinë, duke përfshirë në disfatën e gazit, ndihmën humanitare dhe trajtimet mjekësore për ushtarët e plagosur.
Gottemoeller nënvizoi se takimet e Komisionit NATO-Ukrainë janë “një pjesë qendrore e mbështetjes sonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe një mënyrë e fuqishme për të siguruar që qeveria e saj të mbetet në rrugën e duhur me reformën”.
“Aleatët kanë vepruar në solidaritet me Hungarinë kur është fjala për Ligjin e Ukrainës për Arsimin. Në Deklaratën e Brukselit dhe në vlerësimin e Programit Vjetor të Ukrainës, të gjithë aleatët i bëjnë thirrje Ukrainës që të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venecias “, tha ajo. Gottemoeller gjithashtu përshëndeti rezolutën e qeverisë hungareze për të arritur 2% të PBB-së në mbrojtje deri në vitin 2024 dhe synimin për të shpenzuar 20% të buxhetit të mbrojtjes në pajisjet kryesore nga viti i ardhshëm. “Veprimet tona duhet të tregojnë se po investojmë në parandalimin dhe mbrojtjen tonë dhe të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tone, si në jug apo në lindje”, tha ajo. “NATO ka ndihmuar për të mbajtur paqen në Evropë për 70 vjet. Duke qëndruar në solidaritet, unë pres që ne do ta bëjmë këtë për shumë vite të tjerë që do të vijnë”.
Fraksion.com