AktualitetPolitikëTë fundit

Policia shpall në kërkim personat që dhunuan 2 deputetët e PS

Policia shpall në kërkim personat të cilët dhunuan mbrëmë dy deputetët e PS gjatë protestës së dhunshme të PD- LSI që u zhvillua jashtë parlamentit. Burime policore bënë të ditur posaçërisht për javaneës se personat që dhunuan 2 deputetët Blendi Klosi, njëkohësisht edhe ministër i Turizmit, dhe Paulin Sterkaj tashmë janë identifikuar në bazë të pamjeve filmike. Personat që dhunuan 2 deputetët rrezikojnë dënime të rënda, pasi vepra penale e tyre klasifikohet si mjaft e rëndë për shkak të cilësive të veçanta që kanë 2 deputetët.

Vepra penale që ata kanë konsumuar është dhunë për shkak të cilësive të veçanta të funksionarëve publik dhe të zgjedhurve, dhunë për moslejimin e ushtrimit të funksioneve të të zgjedhurve, pengim forcërisht të së të drejtës për të votuar, cënim i figurës së zyrtarit të lartë të shtetit, dhe kërcënim fizik duke vënë seriozisht në rrezik jetën e deputetëve. Në bazë të Kodit Penal heqja e të drejtës nëpërmjet kërcënimeve dhe dhunës për të votuar, dhuna ndaj personave me cilësi të vecanta që janë krye të detyrës, cënimi fizik i integritetit të të zgjedhurve dënohet nga 8 deri në 15 vite burg.

Konsumimi i kësaj vepre të rëndë penale vlerësohet edhe si cënim i integritetit të Kuvendit që ka të bëjë me ushtrimin e të drejtës së të zgjedhurve për të votuar në Kuvend, si dhe cënim i rendit kushtetues që ka të bëjë me të zgjedhurit nga populli. Policia tashmë në bazë të pamjeve filmike ka identifikuar personat përgjegjës të kësaj dhune dhe mësohet se ata janë shpallur në kërkim.

 

Fraksion.com