Në 2018 hynë në prodhim 11 hidrocentrale të reja
Në vitin 2018 numrit të hidrocentraleve të përfunduar dhe në prodhim Iu shtuan edhe tetë të tjerë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në rrjetin e transmetimit janë lidhur të paktën shtatë hidrocentrale të cilët i përkasin katër subjekteve. Kështu i pari është HEC Denas që në 2018 prodhoi 7459 Mw energji, MWh pas vijnë Llënga 1 dhe 2 me një prodhim 1615 Mwh.
Po kështu edhe HEC Shpella Poshtë që prodhoi 3446 MWh dhe në fund edhe HEC Germani 1 dhe 2 që nisën punën në tetor me 1351 MWh energji deri në fund të dhjetorit. Pjesa e atyre hidrocentraleve që konsiderohen prodhues me përparësi dhe me fuqi të instaluar nën 15 MW në fund të 2018 prodhuan mbi 665 MWh. Privatët e mëdhenj ku bëjnë pjesë edhe Ulëz-Shkopeti dhe Bistrica që u privatizuan pak vite më parë prodhuan mbi 1 milionë MWh apo sa 17 për qind të energjisë që prodhoi KESH.
Nga ana tjetër janë edhe një sërë hidrocentralesh të reja që janë lidhur për herë të parë në rrjetin e shpërndarjes dhe kanë nisur prodhimin. Të tillë në vitin 2018 ishin HEC Goricë që nisi punën në mars dhe që deri në fund të dhjetorit prodhoi 2178 MWh energji. HEC Kabash 1 dhe 2 përfunduan gjithashtu në mars për ta mbyllur vitin e kaluar me 1470 MWh energji të prodhuar. HEC Tucep 2 nisi punën në shtator të vitit të kaluar dhe deri në fund të vitit prodhoi866 MWh energji ndërsa HEC Dobrenjë Tomorricë nisi punën në dhjetor me një bilanc 581 MWh energji të prodhuar.
Në total ajo që vihet re në HEC-et e reja që janë vënë në punë është fakti që ato janë HEC-e me kapacitet të vogël instaluar ndërkohë që futja në prodhim e tyre pavarësisht prodhimit të ulët ndikon disi raportet e prodhimit publik dhe privat që tashmë vit pas viti po ngushton hendekun.
Në vitin 2018 energjia neto e prodhuar në Shqipëri ishte 8.55 milionë MWh . Nga këto 68.4 për qind u prodhua nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe pjesa tjetër prej 31.6 për qind nga hidrocentralet private.
Aktualisht hidrocentralet pjese e kontratave konceisonare janë në një fazë skanimi nga ana e autoriteteve për të parë përputhshmërinw e tyre me projektet fillestare të dorëzuara si dhe për ta parë nga afër kriteret e vlerësimit mjedisor.
Fraksion.com