AktualitetEkonomiTë fundit

Hyjnë në fuqi taksat kombëtare: Ja ndryshimet kryesore

dhëzimi i ri për taksat kombëtare ka hyrë në fuqi zbatimi, pas publikimit në Fletoren Zyrtare, ndaj Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit mbi ndryshimet kryesore të këtij udhëzimi.

Udhëzimi përcakton se përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën:

-3/7 e normës së rentës për vitin 2019,

-3/8 e normës së rentës për vitin 2020,

-1/3 e normës së rentës për vitin 2021 e në vijim.

Përqindja e rentës minerare për “Mineralet e kromit për eksport”, është:

-7% duke filluar nga data 1 janar 2019,

-8% duke filluar nga data 1 janar 2020,

-9% duke filluar nga data 1 janar 2021 dhe në vijim.

Më tej, Tatimet shpjegojnë se disa nga ndryshimet kryesore sipas udhëzimit janë:

-Taksa e karbonit nuk paguhet për sasitë e benzinës dhe të gazoilit të prodhuar në vend, por të eksportuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

-Për artikujt plastikë dhe ambalazheve plastike të importuara, aplikohet taksa në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare. Kjo taksë zbatohet edhe kur materiali plastik zë, të paktën, 51% të masës së përgjithshme të ambalazhit që ambalazhon produkte të tjera të importuara.

-Taksa për ambalazhet prej qelqi të importuara e të prodhuara në vend do të aplikohet në masën 5 lekë/kg.

-Taksa zbatohet për të gjithë artikujt prej qelqi, në rast se ambalazhi importohet veçmas si dhe kur materiali i qelqit zë, të paktën, 80% të masës së përgjithshme të ambalazhit që ambalazhon produkte të tjera.

-Taksa e lëndëve të para në forma primare, të importuara dhe që përdoren për prodhimin në vend të produkteve të plastikës aplikohet në masën 25 lekë/kg.

Në rastet kur lëndët e para në forma primare, të importuara nga subjektet prodhuese, nuk përdoren për prodhimin e produkteve të plastikës në vend, por si plotësues teknologjik, lëndë të para additive (agregate lidhës) për prodhimin e produkteve që nuk kategorizohen si produkte plastike, taksa 25 lekë/kg nuk paguhet në import.

Për të përfituar nga përjashtimi, subjektet të cilët lëndët e para në forma primare të importuara, nuk i përdorin për prodhimin e produkteve të plastikës në vend, duhet të zbatojnë procedurën e përcaktuar në pikën 2.8.8.2 të udhëzimit.

 

Fraksion.com