Balla i përgjigjet Shkëlzen Berishës: Halle të mëdha të presin
Kryetari i Grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur deklaratave të idjalit të ish-kryeministrit Sali Berisha sot në gjykatë pas përfundimit të senacës, me Shkëlzen Berishën që e akuzoi deputetin se nuk u paraqit në seancë për shkak të frikës.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Balla shkruan: “E pata të pamundur të jem sot aty përballë teje për arsye angazhimi si deputet në qarkun e Elbasanit, por herën tjetër do marr masat që të mos mungoj.
Tani që të iku edhe babi nga Parlamenti njëherë e mirë, do të të përkushtohem me të gjithë seriozitetin që meriton një thëngjill i zbuluar si ti. Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin”.
Postimi i plotë i Ballës:
Shkëlzen Sali Berisha! Paske bilbilosur para Gjykatës sot në mungesën time dhe qenke trimëruar mesa shoh para gazetarëve, por mos të të rrejë mendja se do shpëtosh dot pa u ndërshkuar në dosjen CEZ!
E pata të pamundur të jem sot aty përballë teje për arsye angazhimi si deputet në qarkun e Elbasanit, por herën tjetër do marr masat që të mos mungoj. Tani që të iku edhe babi nga Parlamenti njëherë e mirë, do të të përkushtohem me të gjithë seriozitetin që meriton një thëngjill i zbuluar si ti. Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin.

Fraksion.com