AktualitetTë fundit

Xhelal Mziu urdhëron Bashkinë e Kamzës: Para parlamentit…; Hajdeni me nga 5 veta

Partia Demokratike në Kamëz ka njoftuar aktivistët e saj që të organizohen maksimalisht për protestën e thirrur nga opozita para Parlamentit.

Organizimin po e kordinon vetë kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu.

Përmes një njoftimi të brendshëm për punonjësit e bashkisë, ai i kërkon që të jenë para godinës së Kuvendit dhe të marrin maksimalisht njerëz.

“Prsh sot ne ora 16 e 30 para parlamentit…seicili te mare ke te mundet me vete.Ju lutem mereni seriozisht sepse duhet patjeter prezenca jone aty.Ju lutem deri ne ora 15°° per ardhjen tuaj te afermve miqve dhe shokeve tuaj..mundesisht me nga 5 veta konkret.Duke ju falenderuar paraprakisht Xh.mziu”,”, njofton kryebashkiaku i Kamzës.

Po ashtu edhe drejtori i ujësjellësit Kamëz  Tomorr Kotarja ka shpërndarë një njoftim për punonjësit e tij ku mësohet se në rresht të parë do të jenë banorët e Astirit.

“Nuk i leverdis asnje opozitari te prishi punet me Ameriken apo BE.Kushdo qofte me pushtet ka nevoje per nderkombetaret,por dhe ata qe sjane ne pushtet gjthm do kene nevoje per Ameriken dhe BE sepse si shtet jemi nen influencen e tyre.

Si pasoje opozita svepron me koken e vete,por me nje dore nga jashte qe i shtyjne te vene ne dukje korrupsionet e qeverise.

Mos u besoni te gjithave ca serviren ne median kombetare sepse po mos donin nderkombetaret nuk vinin ne dukje korrupsionet e qeverise por fakti eshte qe ata i vene ne dukje dita dites dhe kjo eshte nje menyre e terthorte e mbeshtetjes se opozites pa shkaktuar kaos sic po ndodh ne venezuele 😉😉…..reflektim dhe garanci nga ne…T.Kotarja”, shprehet Tomorr Kotarja./ TemA

 

Fraksion.com