Vajza e zëdhënësit të Putin punon në Parlamentin Europian; Dyshohet se…
Vajza e zëdhënësit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, punon si praktikante në Parlamentin Evropian në Bruksel dhe ka qasje të pakufizuar në dokumente të ndryshme të BE-së.
“Radio Evropa e Lirë” bën të ditur se Yelizaveta Peskova, 21 vjeç, është vajza e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ajo shërben si trajnere së bashku me Aymeric Chauprade, një anëtar francez i Parlamentit Evropian, i cili e kishte përkrahur haptas aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014.
Emri i Yelizaveta Peskova gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian te pjesa ku shkruhet për anëtarin francez të Parlamentit Aymeric Chauprade.
Politikani francez e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” se ajo është pjesë e ekipit të tij.
“Sigurisht, zonja Peskova është vajza e një personaliteti të rëndësishëm në Federatën Ruse, por si studente, ajo nuk ka më pak të drejta sesa të rinjtë tjerë për të bërë një praktikë si pjesë e studimeve të saj”, tha Chauprade në një përgjigje të dërguar përmes postës elektronike.
Ai tha se Peskova nuk punon aktualisht në Rusi dhe as për ndonjë shtet ose entitet privat.
“Rrjedhimisht nuk mund të ketë konflikt interesi në ushtrimin e mandatit tim si anëtar i Parlamentit Evropian”, shtoi Chauprade.
Fraksion.com