AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Ja pamjet spektakolare e prej veprave të vëna nën akuzë nga arratiakët politikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga vendosja e impiantit në Fier. “Pamjet spektakolare të investimit për trajtimin e mbetjeve në Fier, një nga veprat e vëna nën akuzat e rënda të arratiakëve politikë”, shkruan Rama.

Ky investim është i rëndësishëm për Fierin, pasi ka avantazhe për zonën dhe më gjerë, ku do të bëhet mbledhja dhe grumbullimi i mbetjeve dhe trajtimi teknologjik i tyre, duke shmangur çdo impakt negativ në mjedis dhe zonën përreth.

Fushat sanitare të përpunimit të mbetjeve në Fier, do të bëjnë të mundur jo vetëm kontrollin e mbetjeve dhe të shpëtimit nga helmet, por do të prodhojnë energji.

Ndërtimi i impiantit të menaxhimit dhe përpunimit të mbetjeve, zhvendosja e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në një zonë më të kufizuar, me distancë të largët nga zonat e banuara dhe me një standard të lartë në infrastrukturën e ndërtimit, garanton izolim maksimal të ndotjes dhe emetimit të saj në ajër e ujëra nëntokësorë.

Postimi:

MIRËMËNGJES 😃

dhe me pamjet spektakolare të investimit për trajtimin e mbetjeve në Fier, një nga veprat e vëna nën akuzat e rënda të arratiakëve politikë, ju uroj një ditë të mbarë👍

 

 

Fraksion.com