AktualitetKosovaTë fundit

Mustafa: Serbia nuk është e interesuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e aq më pak ta njoh pavarësinë.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se me fushatën që është duke e bërë kundër Kosovës po dëshmon se ky shtet nuk është i interesuar që të normalizojë marrëdhëniet me shtetin tonë e aq më pak ta njoh pavarësinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se Serbia po krenohet në arenën ndërkombëtare me dëmet që i shkakton Kosovës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës.

Sërbia po krenohet me dëmet që po na i shkakton në arenën ndërkombëtare.

Politikat e fqinjësisë së mirë, paqës dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor bien ndeshë me një sjellje të tillë. Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke.

Prandaj do të ishte mirë të lihet anash mentaliteti i trashëguar armiqësor dhe të punohet për të kultivuar një mjedis në të cilin punojmë për prosperitet të qytetarëve tanë.

 

Fraksion.com